Arrestohet nga Policia e Kosovës 18-vjeçari që vodhi mjete pune

Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar me datën 01 dhjetor, ku nga dy persona të dyshuar, dyshohet të jenë vjedhur disa pajisje pune.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit, pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me arrestimin e njërit nga personat e dyshuar, si dhe gjetjen e sekuestrimin e mjeteve të cilat janë raportuar të vjedhura. Personi i dyshuar D.G, mashkull, 18 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e hetuesve”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Aksident mes tri veturave, Policia jep detaje