Arrestohet në veri politikani serb, pamjet i publikon në Facebook
Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Aleksandër Arsenijeviqin, politikanin serb të veriut të Kosovës.
Arsenijeviq, është arrestuar për moszbatim të urdhrave policore.
Politikani serb, i cili e regjistroi dje partinë e re të tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kishte edhe veturën e paregjistruar.
Arsijeneviq, është shoqëruar në polici dhe po intervistohet.