Arrestohet në Mitrovicë i kërkuari ndërkombëtar për vrasje: AKI bashkë Fast Kosova kapin të dyshuarin

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është realizuar pas bashkëpunimit mes Fast Kosovës dhe AKI-së.

“Kosova për ditë e më shumë po bëhet vend i pasigurt për strehimin e grupeve kriminale. Institucionet e Sigurisë së Kosovës janë të përkushtuara në vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lexo edhe:  Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë