Arrestohet në kufi me Serbinë, ky është eprori policor që dyshohet se bartte sekrete nga Kosova tek BIA
Ai ishte duke shkuar drejt pikës “Dheu i Bardhë” që ndanë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë.
Bojan Jevtić, epror i lartë me gradë në Policinë e Kosovës, që kishte qasje në informacion të rëndësishëm e sekrete shtetërore, por kishte edhe zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës, është arrestuar nga njësitet speciale të enjten paradite, raporton Insajderi.
Arrestimi i tij u krye në operacionin e përbashkët mes Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Inspektoratit Policor që po punonin nën urdhëresat e Prokurorisë Speciale.
Arrestimi është pasuar me bastisje në disa lokacione, përfshirë edhe zyrën e tij, e ku janë sekuestruar edhe pajisje elektronike që PSRK-ja beson që do t’i shërbejnë për të vërtetuar dyshimin që ai bartte sekrete shtetërore të Republikës së Kosovës në Serbi.