Arrestohet në Ferizaj 17-vjeçari i dënuar për dhunim – ishte në kërkim nga gjykata
Një person i kërkuar nga gjykata është arrestuar nga Policia e Ferizajt sot.
Policia e Kosovës bën me dije se më 14 maj 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Fatmir Ratkoceri”, është lokalizuar dhe arrestuar i mituri G.Xh., 17-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
I riu ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunim”, për të cilën është dënuar me tre vite burgim.
Pas ndalimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin përkatës.