Arrestohet “korrili” i shkollës në Istog, u denoncua se ngacmoi seksualisht një nxënëse

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët Vrellë të Istogut, ku një punëtor teknik dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

I dyshuari tashmë është arrestuar, teksa ende nuk dihen detajet e rastit.

Rasti është raportuar nga drejtoria e shkollës sot paradite dhe është konfirmuar edhe nga Policia.

Zëdhënësi në Policinë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka prangosur punëtorin e stafit teknik.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës se mesme të ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast, ngacmim seksual, ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht nje nxenëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik të asaj shkolle. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Vazhdon konvertimi në fenë katolike, në Kishën e Gllogjanit u pagëzuan rreth 100 persona