Arrestohet komandant Hekuran Hoda, dyshohet për mashtrim

Krimet Ekonomike ditën e djeshme kanë kryer dy bastisje në dy lokacione, me ç’rast është arrestuar komandant Hekuran Hoda, i cili dyshohet për mashtrim.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrim në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme.

Lidhur me këtë, Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Seanca dëgjimore për rastin e Hekuran Hodaj është mbajtur sot pasdite dhe gjykata pritet të merr vendim në lidhje me kërkesën e prokurorisë për rastin. Sinjali mëson se përveç Hekuran Hoda , në këtë rast dyshohet se është i përfshirë edhe familjari i tij, Shkumbin Hoti.

Lexo edhe:  E rëndë: Lëndohet një polic nga sulmet e serbëve në veri