Arrestohet i shumëkërkuari nga Policia, ishte dënuar për drogë dhe dhunë në familje
Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave penale të ndryshme. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla raste, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave bien në duart e organeve të rendit.
Gjatë ditës së sotshme është arrestuar një 23-vjeçar, në rrugen “Ekrem Rexha”, në Prizren.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Metin Beqirin, i cili kishte disa urdhëresa nga gjykata, pasi ishte dënuar për posedim të drogës dhe dhunë në familje.
Pas arrestimit, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e drogës, e llojit marihuanë, disa qese për paketim të narkotikeve dhe vetura e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Beqiriështë dërguar në vuajtje të dënimit për rreth 1 vit.