Arrestohet i mituri nga Podujeva, postoi armë në rrjetet sociale

Një i mitur është arrestuar në Podujevë, pais që kishte postuar në rrjetet sociale një armë të tipit AK-47.

Arma e postuar në rrjete sociale është konfiskuar, ndërsa i mituri pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar  është liruar me procedurë të rregullt.

“Podujevë 03.03.2025 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që më datë 01.03.2025 kishte postuar në rrjetet sociale një armë zjarri të tipit AK-47.  Është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. .

Lexo edhe:  Trupat specialë të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese, Komanda Amerikane për Evropë i vëzhgon