Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Deçan

Policia e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin për therrjen me thikë të një personi, të dielën në Deçan.

Sipas njoftimit, i dyshuari me 8 shtator, në orët e mbrëmjes, në një market, në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ka therur me thikë një person dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Policia është venë në kërkim të të dyshuarit, me datë 09. 09. 2024, pas një pune intensive  Stacioni Policor në Deçan  ka arrit ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoji të dyshuarin”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, viktima aktualisht është duke u trajtuar në në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ku ishte dërguar me udhëzim të mjekut kujdestar nga Spitali Rajonal, ku ishte dërguar fillimis

Lexo edhe:  Deputeti i VV-së me montazhë të lodhtë: Kurtin e paraqet si babadimër, 100 eurot e taksapaguesve si “dhuratë”