Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj futbollistit Belgin Jashari 

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se e sulmoi futbollistin Belgin Jashari.

Kështu ka njoftuar PK-ja, e cila tha se ka ndërmarrë veprime urgjente hetimore lidhur me një incident të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq.

“Sipas informacioneve të disponueshme, më 25 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar në prani të prindit i dëmtuari, lojtari B.J”.

“Ndërsa më 26 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari M.K., i lindur në vitin 1978. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale ‘Sulmi’, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Policia.

Lexo edhe:  Merret në pyetje edhe ortaku i Radojiçiqit, Zvonko Vesellinoviq, dyshohet se pagoi për vrasjen e një inspektori