Arrestohet i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentimvrasje. Rasti ka ndodhur në fillim të muajit, më 7 mars.
O.A është i dyshuari i dytë i arrestuar në këtë rast.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“O.A, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,( i dyshuari i dytë), të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 07.03.2025, në rrugën “Fahri Fazliu“, në Prishtinë. Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.