Arrestohet gruaja shqiptare që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin në Itali
Është arrestuar gruaja shqiptare në Itali, që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin e saj.
Më saktë, gruaja kishte paguar dy vrasës me pagesë, më 13 dhjetor të vitit të kaluar në Rocca Priora.
Shqiptarja ishte e lodhur nga abuzimet e shkaktuara nga burri i saj, Petrit Caka.
Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup/
Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.
Ishte vetë gruaja ajo që i lajmëroi karabinierët se kinse zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi.