Arrestohet edhe një person që kërcënoi Lirim Mehmetajn

Është arrestuar edhe një person – i treti me radhë – që ka kërcënuar gazetarin Lirim Mehmetaj.

Kështu ka kuptuar gazeta Nacionale nga burime përbrenda policisë.

Personi i arrestuar mban inicialet F.Rr

Ditë më parë Mehmetaj vet kishte lajmëruar se janë arrestuar dy persona pas kërcënimeve që kishte pranuar dhe s’e kishte përjashtuar që mund të arrestohen edhe persona të tjerë.

Lexo edhe:  Mori kredi mbi 71 mijë euro me identitet të rrejshëm për të blerë X7, ky është 36-vjeçari që mashtroi ‘Raiffeisen Bank’