Arrestohet edhe një person lidhur me dhunën dhe huliganizmin në protestat në Zveçan

Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe një person që dyshohet për dhunën dhe huliganizmin në protestat në Zveçan, në maj të vitit të kaluar.

Sipas Policisë, i dyshuari D.D., është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jugore.

I njëjti dyshohet për veprat penale:

Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe
Sulm ndaj personit zyrtar
Ndaj tij, pritet të lëshohet urdhri për masën e ndalimit policor.

Lexo edhe:  Kërcet dajaku në një familje në Prizren: Tre veta kundër një – dy gra përfundojnë në spital