Arrestohet burri që i sulmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente

I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, tashmë ka rënë në prangat e Policisë. Pas identifikimit nga ana e Policisë, ai u arrestua në qytetin e Pejës.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht i ka shkaktuar dy aksidente trafiku, e më pas shoferet e dy veturave të aksidentuara i ka sulmuar fizikisht.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Lexo edhe:  Lojërat e fatit sfidojnë shtetin: Policia bastis një lokal në Vushtrri, kapen në flagrancë katër persona