Arrestohet anëtari i VV-së pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekretari i saj, Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Për rastin sot është arrestuar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Qeveria sot do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku