Arrestohet Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë
Është arrestuar Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Para pak çastesh është lokalizuar nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48-orë”, tha ai.
Njëri prej të plagosurve në Pejë mbrëmë është në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë, por më stabile sesa i plagosuri tjetër.
Ndryshe, tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:25 në Pejë.
- Të plagosurit u transferuan nga Spitali i Pejës në QKUK në gjendje të rëndë.