Arrestohet 37-vjeçari në Vërmicë, tentoi të fuste municion në Kosovë
Sot, më datë 28.09.20213 rreth orës 10:45, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Shqipërisë, në Vërmicë, është ndaluar automjeti ‘golf’ me targa vendore me drejtues E.M., (1986) m/k.
Zyrtarët policorë në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur një qese në të cilën kishte pasur sasi të municionit.
Në total janë konfiskuar:
- 577 ( pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë ) fishekë të kalibrit 7.62 mm,
- 375 ( treqind e shtatëdhjetë e pesë ) euro,
- 1 telefon mobil,
- 1 automjet VW
Është njoftuar prokurori kujdestar i PTH -Prizren, ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ‘Blerje, shpërndarje, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve dhe municionit’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.