Arrestohet 28-vjeçari në Podujevë, ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë

Dje nga zyrtarët policor të Podujevës , në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, është  ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë.

Personit të dyshuar: L.K., mashkull, 28 vjeç,  (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetë dhe sekuestruar:

-1 armë zjarri,

– 1thikë,

-sasi të narkotikëve,

-një motoçikletë  etj.

Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali (po në të njëtën rrugë), ku ka sekuestruar:

– një çantë me një  shumë parash,

– një armë zjarri,

– një motoçikletë etj.

Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për  veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.

Lexo edhe:  Pacolli thotë se ka pritur në Hajvali si mysafirë vajzën e Trump me burrë