Arrestohet 24 vjeçarja në Kamenicë, ishte dënuar me burgim për disa vepra penale  

Policia e Kosovës ka njoftuat se sot kanë arrestuar M.Th, 24 vjeçare. Arrestimi është bërë në Kamenicë.

“Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e shtatë (7) ditë për disa veprën penale. Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim e PK në Facebook.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Vitomiricë të Pejës: I riu rrah gruan e motrën dhe ikë, Policia po e kërkon