Arrestoher një person në veri, e sulmoi policin teksa kryente detyrën

Mbrëmë rreth orës 23:00 është sulmuar një polic i Kosovës teksa kryente detyrën e tij në veri.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar për sulm ndaj policit, shkruan “Jepi zë”.

I njëjti është intervistuar dhe u dërgua në mbajtje me vendim të Prokurorit.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  Dënohen me 15 vjet burgim dy të akuzuarit për aksidentin tragjik ku humbi jetën ish-kadeti i Policisë