Arrestohen tre policë të Kosovës që rrahën në oborr të shtëpisë personin e prangosur

Tre zyrtarë policorë të stacionit policor në Klinë janë arrestuar pas dyshimeve për rrahjen e një qytetari në oborrin e shtëpisë së tij.

Fillimisht, Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e tyre për shkak të dyshimeve për përdorim të forcës së tepruar.

Pas intervistimit nga prokurori i rastit, është urdhëruar masa e ndalimit për 48 orë ndaj tre zyrtarëve të përfshirë.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga rasti, ku shihet qartë momenti i prangosjes së të dyshuarit dhe veprimet e dhunshme të policëve ndaj tij.

Hetimet rreth rastit janë ende në zhvillim, ndërsa prokuroria dhe IPK-ja kanë paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata që kanë tejkaluar kompetencat ligjore.

KLIKO KËTU për video

Lexo edhe:  Kështu rrezikohet jeta e vozitësve në Kosovë duke shkaktuar aksidente gjatë garave ilegale me vetura në orët e mbrëmjes