Arrestohen tre persona në Pejë për vjedhje të rënda – Policia sekuestron armë dhe sende të ndryshme

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në koordinim me prokurorinë e Shtetit, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve të tjera në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë.

Në një operacion të zhvilluar me 2 korrik 2025, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive hetimore, kanë kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë një armë të ftohtë (thikë) dhe sende të ndryshme, të cilat dyshohet se janë vjedhur në disa lokacione të ndryshme.

Policia e Pejës ka vijuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e vendeve të tjera ku mund të jenë kryer vjedhje nga këta persona.

Lexo edhe:  Reagon gruaja e tifozit të vrarë të Crvena Zvezdës: Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar