Arrestohen një burrë dhe një grua në Prishtinë, dyshohet se mashtruan disa këmbimore

Policia Rajonale në Prishtinë ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme që rezultoi me arrestimin e dy personave, të cilët dyshohen për veprën penale “Mashtrimi”, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar edhe një shumë e parave, që dyshohet se janë përfituar në rastet kur të dyshuarit kanë mashtruar.

Personat e dyshuar që ranë në prangat e Policisë janë një 47-vjeçar dhe një grua 28-vjeçare, të dy shtetas të Kolumbisë.

“Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit (punëtor të këmbimoreve) shuma të ndryshme parash duke i mashtruar (gjatë ri-numërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvetruar).

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jasht rajonit të Prishtinës, si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.” – njoftoi Policia.

Lexo edhe:  Nagavci deputetëve që po kërkojnë lejimin e mbulesës në shkolla: S’veprojmë me kushtëzime