Arrestohen katër persona në Podujevë, sulmuan dy burra pas mosmarrëveshjes për pronë

Policia e Kosovës në Podujevë të hënën ka arrestuar katër persona të cilët pas një konflikti për pronë kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Derisa, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje  rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë  ndërsa të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Digjet një banesë pranë sheshit Car Llazar në Mitrovicë, intervenojnë zjarrfikësit