Arrestohen edhe dy të dyshuar të tjerë nga grupi i familjarëve Zeneli për rrahjen e Hekuran Hodës në Gjakovë
Një rast i lëndimit të lehtë trupor i ndodhur në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë, më 04 gusht 2025 rreth orës 18:30, ka çuar në arrestimin e njërit prej të dyshuarve, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktimë në këtë rast është Hekuran Hoda, ndërsa të dyshuar për përfshirje në rrahje janë Beg Bushati, 21-vjeçar dhe Bajram Bushati, 23-vjeçar.
Hetimet janë zhvilluar nga Njësia e Hetimeve Gjakovë, e cila më 06 gusht 2025 ka shoqëruar të dyshuarin nr. 1 në stacionin policor, ku pas analizimit të pamjeve filmike, është konfirmuar pjesëmarrja e tij aktive në rrahje.
I dyshuari Beg Bushati ka pranuar përfshirjen në ngjarje gjatë intervistimit në prani të avokatit dhe me vendim të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërsa Bajram Bushati, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është ende nën hetime.
Por fillimisht, si ndodhi rasti dhe për çfarë nisi?
Avdyl Zeneli nga Jabllanica e Gjakovës, gjatë kësaj jave, ka pasur një aksident me veturë me djemtë e Hekuran Hodës, Pëllumbin dhe Diamantin, thonë burime të Insajderit, duke treguar se aty nisi telashja.
Pas aksidentit, del nga vetura Avdyl Zeneli dhe dyshohet se e sulmon Pëllumb Hodën duke e kapur për fyti, ndërkohë që Diamanti e godet Avdylin me grusht.
Pastaj në skenë vjen policia, dhe në prani të tyre dyshohet se Avdyli i kërcënon Diamantin dhe Pëllumbin se “do t’i vras”.
Policia e qetëson situatën, pasi Avdyli është vëllai i policit të Autokrimeve, Shaban Zeneli.
Më vonë, pasi Hekuran Hoda njihet me Avdylin, ata vënë kontakt dhe ky i fundit i kërkon falje për atë që ka ndodhur, duke kërkuar ta sqarojnë situatën. Ata lënë takim te lokali “Konti”.
Sipas marrëveshjes, Hekuran Hoda shkon për të biseduar, por në hyrje të lokalit sulmohet nga 6 persona.
Hetuesit dyshojnë se në sulm morën pjesë: Edon A. Zeneli, Haxhi A. Zeneli, Ardion Zeneli, Bajram Begbushati, Avdyl Zeneli dhe një person tjetër, emër tashmë i njohur për Policinë.
Dyshohet se, edhe pse ka të arrestuar, ndikimi i tyre është shumë i madh në Policinë e Gjakovës, pasi djali tjetër i Avdylit është hetues në Hetimet Rajonale në Gjakovë, person i dyshuar më herët për rrjedhje të informatave policore, çka po e ngadalëson hetimin.