Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për rastin e vrasjes së një personi të dielën në mbrëmje në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të PK-së të dyshuarit A.M dhe L.B, të moshës 26-vjeçare janë arrestuar rreth orës 01:30 pas mesnatës.
“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar:A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast”, thuhet në njoftim, raporton teve1.info.
Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.