Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci, u kapën me 11 kilogramë heroinë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar më 10 janar në Kroaci.

Ata janë kapur me mbi 11 kilogramë drogë të llojit “heroine”, vlera e së cilës është mbi gjysmë milioni euro.

Sipas mediave kroate ata e kishin fshehur drogën në veturë, por që ishte zbuluar nga qeni i policisë.

Nga ana e autoriteteve u konstatua se dy shqiptarët hyjnë nga kufiri me Malin e Zi.

Synimi i tyre ishte që “heroinën” ta transportonin nga Shqipëria për në tregun e Evropës Perëndimore.

Lexo edhe:  Kurti: Jam për zgjedhje të parakohshme në Veri, por nuk mund t’i detyrojmë kryetarët të japin dorëheqje