Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhjen që ndodhi më 24 janar në EX FIS

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Rastet më të shpeshta për të cilat ka raportuar në vazhdimësi Gazeta Sinjali kanë ndodhur në pompat e kompanisë EX FIS.

Për një rast të tillë ka raportuar Gazeta Sinjali më 24 janar, që te pika e kësaj kompanie që ndodhet në fshatin Trudë të Prishtinës

Gazeta Sinjali zbuloi se një person, nën kërcënimin e armës së ftohtë ka arritur që të marrë rreth 200 euro para të gatshme dhe më pas ka ikur me shpejtësi.

Për rastin, sot Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar (meshkuj) V.I. 34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç”, thotë Policia.

Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Rreziqet e shëndetit që vijnë nga netët e nxehta