Arrestohen dy persona në Pejë, mbanin armë pa leje – Policia sekuestron 2 pistoleta e 46 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë për “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Përdorimi i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”, raporton Sinjali.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubeniq të Pejës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë.

Nёjsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjёherё kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty kanё identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar nga tё njëjtit janё sekuestruar:

• Njё (1) Armё pistoletё Sig sauer kal. 9x19mm

• Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё

• Njё (1) Armё pistoletё Zastava cal 6.35mm

• Njё (1) karikator i sё njetёs armё

• Njё (1) Armё pistoletё me gas Gap kal. 9mm

• Njё (1) karikator i sё njetёs armё

• Dyzet e gjashtё (46) fishekё kal.9x19mm

• Katёr (4) fishekё kal. 6.35mm

• Njё(1) çantë pёr armё dhe bllombuesi i armёs.

Tё dyshuarit pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё.

Lexo edhe:  Rritet numri i të miturve që shpërndajn drogë në Shqipëri