Arrestohen dy persona në parkingun e një pompe të derivateve në Deçan, iu gjenden në veturë armë dhe fishekë

Policia gjatë një patrullën mbrëmjen e djeshme në një pompë të derivateve rreth orës 21:40 kishte vërejtur një veturë të parkuar, gjatë kontrollit të saj dhe personave që ishin në të ka gjetur dhe sekuestruar disa armë

Sipas komunikatës, policia ka sekuestruar një armë Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё, një armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë, njё armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё, 82 fishekë 9×19 si dhe një mjet të mrephtë (brisk).

Policia njofton se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar për veprën penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’

Pejë, 24 shkurt 2025

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datën 23.02.2025, rreth orёs 21:40, një patrullë policore ka vёrejtur njё veturё tё dyshuar e cila ishte e parkuar nё parkingun e njё pompe tё derivateve.

Patrulla policore, pas legjitimimit tё personave tё cilёt ishin nё veturё, gjatё kontrollit tё personave dhe veturёs, ka gjetur dhe ka sekuestruar:

– njё (1) armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё,
-njё (1) armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtës armë,
– njё (1) armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
– tetёdhjetё e dy (82) copё fishekë 9×19 mm,
– njё mjet i mprehtё (brisk).

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.

Lexo edhe:  Gruaja raporton në polici se ajo dhe burri i saj janë rrahur nga vjehrri dhe kunati