Arrestohen dy persona në Mamushë, dyshohen se rrëmbyen një person shkaku i borxhit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mamushë të shtunën nën dyshimin se ata e kanë rrëmbyer dhe sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, sulmi dyshohet se ishte bërë shkaku i një borxhi, raporton “Betimi për “Drejtësi”.

“Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull  kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi  e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Rrahje brutale në mes të Prishtinës, 5 persona bëhen "kërrsh" - përfundojnë në spital