Arrestohen dy persona, dyshohet se dhunuan të miturën që u raportua e zhdukur ditë më parë

Dy persona në Prizren janë arrestuar nga Policia e Kosovës

Kjo pasi të njëjtit dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prizren, e cila ditë më parë ishte raportuar nga familjarët e saj si e zhdukur.

Sipas njoftimit, pasi Policia kishte gjetur të miturën e njëjta, kishte deklaruar se ka qenë në shoqërim të dy burrave ku edhe dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur.

“Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person i zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur”, thuhet në raportin policorë.

Bëhet e ditur se  e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor, derisa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje

Lexo edhe:  Sulmohet një punonjës i Spitalit të Pejës