Arrestohen disa persona në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në raste të ndara në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy raste kanë të bëjnë me dhunë në familje.

Në raport thuhet se nga përleshjet që kanë ndodhur janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, kurse një tjetër është dërguar në mbajtje.

Nga sulmet fizike, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës, në një rast tjetër, ka thënë se ka arrestuar një person të kërkuar në fshatin Surkish.

Lexo edhe:  Vërshimet në Kosovë, Mehaj: FSK e gatshme për të intervenuar