Arrestohen dhjetë persona për posedim të drogës dhe armëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas komunikatë së Policisë ata janë arrestuar mëngjesin e 1 janarit në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë pas një hetimi prej dy muaj.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik (DHTN) në Prishtinë, pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, dje më datë 01.01.2023 rreth orës 17:15 në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën (GJPP) kompetente, mbështetur edhe nga stacioni policor Veriu në Prishtinë, kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme”, thuhet në komunikatë, raporton teve1.info.
Sipas komunikatës është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë (automjete, me që rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
– (96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
– (44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
– (1) armë zjarri
– (2) karikator
– (17) fishek
– (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve.
– (4) telefona celular
– (1) peshore digjitale
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.