Arrestohen Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi

Janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe sekretari organizativ, Nol Nushi.

Dy zyrtarët e Partisë Socialdemokrate u arrestuan gjatë protestës kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovës, kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë.

Në protestën ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, janë hedhur tymuese dhe mjete shpërthyese.

Protestën e ka organizuar Partia Socialdemokrate (PSD).

PSD-ja, ka thënë se kryetarja e Gjykatës Speciale nuk është e mirëseardhur në Kosovë.

Lexo edhe:  Familjarët marrin trupat e terroristëve serbë të vrarë në Banjskë