Arrestohen burrë e grua në Rahovec, u rrahen mes vete

Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar, mirëpo pas intervistimit të njëjtit janë liruar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje është përleshur me bashkëshorten e tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë

Lexo edhe:  Tragjedi në Itali: 82-vjeçari pëson atak kardiak në timon, ‘shkel’ grupin e çiklistëve – 3 të vdekur e 5 të plagosur