Arrestohen burrë e grua në Gjakovë, u rrahen mes vete
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi që janë rrahur mes vete. Dy personat e përfshirë në këtë rrahje, kanë refuzuar trajtim mjekësor.
“Gjakovë / 23.10.2024 – 19:00. Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër kosovare pasi dyshohet se ishin rrahur mes vete. Të njëjtit kanë refuzuar trajtimin mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë