Arrestohen babai dhe dy djemtë e tij, u rrahen mes vete u bën për spital

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë- Kosovë. Babai dhe dy djemt e tij  janë arrestuar pasi që ishin rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Të tre personat e përfshirë në rrahje, kanë pësuar lëndime trupore dhe se kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar (babai me dy djemtë) meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarve i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Plas sherri në mes të sheshit në Drenas, një 54-vjeçar bëhet për spital