Arratiset i burgosuri nga Dubrava, ishte duke i ruajtur bagëtitë
Një i burgosur me inicialet K.B është arratisur nga Burgu i Dubravës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Sipas Gashit, njëjti ishte i dënuar me trre vjet burgim.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës. I njëjti ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024. Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, tha ai, transmeton Klankosova.tv