Armend Muja thotë se për shkak të Trustit i është kërcënuar dhe ofenduar familja
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar në parim Projektligjin për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti pensional, pasi kjo çështje u riaktualizua me kërkesë të qytetarëve të cilët përmes peticioneve kishin kërkuar që ky Projektligj të sillet sërish në Kuvend.
Për ta prezantuar këtë nismë, ishte njëri prej organizatorëve Adnan Jashari.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se mos procedim i këtij projektligji është neglizhencë e kryetarit të Komisionit, Armend Muja.
Muja, hodhi akuza ndaj Adnan Jasharit si organizator i kësaj nisme. Ai tha se nga faqja në rrjetet sociale është kërcënuar ofenduar ai dhe familja e tij.
“Brenda atij grupi ju bëni thirrje për ta votuar dhe në drejtim timin dhe të familjes sime vijnë çdo ditë ofendime. Pse është e nevojshme që të kërcënoni dhe të ofendoni familjet”, tha ai.