Arkitektët nga Kosova realizojnë një projekt në Mekë, për nevojat e pelegrinëve

Projekti i Akomodimit Arafat, i vendosur 20 km në juglindje të Mekës, në Arabinë Saudite, është projektuar për të plotësuar nevojat e pelegrinëve gjatë një pjese të rëndësishme të ritualit të tyre.

Projekti bashkon arkitekturën tradicionale islame me qëndrueshmërinë moderne, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe inspiruese.

Projekti është bërë vitin që lëmë pas, nga arkitektët nga Kosova, Besnik Nurçaj, Elion Ismajli dhe Leontina Cena.

Dizajni është i frymëzuar nga tipologjia tradicionale e shtëpive me oborr të brendshëm, duke nxitur ndjenjën e komunitetit dhe qetësisë.

Struktura është e ndërtuar përreth oborreve të brendshme, ku kubet modulare krijojnë fasada dinamike të cilat mundësojnë ventilimin natyral përmes hapësirave të gjelbërta. Përfshirja e elementeve ujore dhe hapësirave të hijezuara ndihmon në zbutjen e klimës së ashpër, duke u ofruar pelegrinëve freskinë dhe komoditetin e nevojshëm.

Projekti përdor kuboide modulare të ndërtuara nga materialet si betoni me ngjyrë dhe xhami, të cilët janë zgjedhur me kujdes për t’u përshtatur me qëndrueshmërinë dhe elegancën estetike, në përputhje me udhëzimet e Al-Maeshari. Dizajni i kuboidit modular është rezistent ndaj zjarrit, fleksibil dhe shumë efikas duke mundësuar përshtatshmëri funksionale.

Lexo edhe:  Ia publikoi fotografitë nudo në Instagram, gruaja nga Vitia në hall me ish-bashkëshortin – e denoncon për të disatën herë