Arkatarja e një marketi në Mitrovicë, dyshohet se përvetësoi rreth 40 mijë euro – shpallet në kërkim
Një rast i rëndë i përvetësimit të pasurisë është denoncuar në Stacionin Policor Verior në Mitrovicë, ku një punëtore e një marketi dyshohet se ka përvetësuar shuma të mëdha parash nga arka ku punonte.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 27 qershor 2025, rreth orës 11:00, në polici është paraqitur N.B., rreth 38-vjeçar, pronar i marketit në Mitrovicën Veriore, i cili ka denoncuar punëtoren e tij, M.J. rreth 57-vjeçar, për përvetësim të shumës nga 20 mijë deri në 40 mijë euro.
Sipas ankuesit, e dyshuara, e cila punonte si arkatare, për një periudhë kohe kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme të ardhurat e marketit.
Rasti është referuar tek njësia e hetimeve rajonale dhe është informuar Prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka cilësuar veprën penale si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Aktualisht, M.J.është në kërkim policor, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rastit dhe vlerësimin e dëmit real financiar.