Argjira dhe Graciano shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit
Teksa Graciano u bë përsëri pjesë e shtëpisë së “BBV3”, ai rrëfehu lidhur me krisjen që kishte pësuar marrëdhënia e tij dhe e Argjirës.
Mirëpo në anën tjetër qëndronte Argjira, jashtë shtëpisë e cila fillimisht kur këto deklarata apo lajme lidhur me ndarjen e çiftit bënë bujë në rrjet, preferoi të mos fliste. Më pas ajo u shpreh se ishte një moment delikat dhe çdo gjë do të sqarohej pasi Graciano do të dilte jashtë shtëpisë së “BBV3”.
Dhe siç duket, dyshja tani është përsëri e lumtur me njëri-tjetrin, teksa këtë fakt e mbështet dhe postimi i fundit i bërë nga Edi Manushi teksa shfaqet me çiftin e buzëqeshur dhe përbri shkruan: “Më bashkë se kurrë!”
