Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Është rritur fluksi i mërgimtarëve që janë nisur drejtë Kosovës për pushime.

Një pjesë e madhe e tyre janë duke ardhur në vendlindje përmes pikafe kufitare të Dheut të Bardhë e Vërmicë, shkruan Insajderi.

Por, në këto orë të mbrëmjes, duket se radhët nuk janë të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të bërë rreth orës 21:29 thuhet se pritjet për të hyrë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë është rreth 20 minuta.

Kolona te kjo pikë kufitare zgjat 150 metra.

Në pikat e tjera kufitare fluksi është i zakonshëm, rreth 5-10 minuta.

 

Lexo edhe:  Gjermania dhuroi pajisje për Policinë e Kosovës me vlerë gjysmë milioni