Arbenita Ismajli rikthehet me një mesazh të fortë pas zhurmës së fundit

Modelja Arbenita Ismajli, e cila kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, ka ndarë një tjetër mesazh përmes Instagramit.

Ajo publikoi një video të vajzës së saj, Ninës, teksa në sfond dëgjohej një audio: “Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin”.

Ky mesazh shihet si shprehje e vendosmërisë së saj për të mos u përballur më me situata të vështira, duke treguar fokusin tek e ardhmja e saj dhe e vajzës.

Ismajli, e zhvendosur tashmë në Dubai, ka ndërtuar një jetë të re atje, ndërsa pak ditë më parë Gjykata Themelore në Gjilan lëshoi ndaj saj urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar.

Lexo edhe:  Olta Gixhari i vë ‘flakën’ ndejës duke kërcyer