Arbana Osmani tregon kur mund të nis edicioni i dytë i BB VIP

Big Brother VIP ka qenë një nga programet televizive më të shikuara.

Për edicionin e dytë pati aludime të shumta se kur do të nisë, ndërkohë që nuk ishte thënë ndonjë datë e saktë.

Prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani, në një deklaratë dhënë për Telegrafin tha se pritet të nis së shpejti, por që mund të jetë edhe përgjatë muajit dhjetor.

“Big Brother VIP do të nisë shumë shpejt. Nuk ju them dot më shumë për momentin se e kemi shumë surprizë nisjen”, tha ajo.

“Mund të jetë në dhjetor, mund të jetë”, tha në vazhdim Osmani.

Krahas kësaj, nuk është zbuluar ndonjë figurë e famshme që mund të jetë pjesë e këtij edicioni, e që mendohet se gjithçka do të jetë befasi për publikun

Lexo edhe:  “Je rrenc”, Blerando ia thotë në sy Ganiut