Apel për ndihmë: Person i zhdukur në Podujevë – humbet djali me nevoja të veçanta, familjarët kërkojnë ndihmë
Një rast personi të zhdukur është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar i Podujevës, i cili ka deklaruar se djali i tij me të meta mentale është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se S.S. ka raportuar më 7 korrik në Stacionin Policor në Podujevë se djali i tij, Sh.S., është larguar nga shtëpia më 03.07.2025 rreth orës 08:30 dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur asnjë kontakt me të.
Sipas ankuesit, i biri nuk ka me vete dokumente identifikimi, nuk dihet në ç’drejtim është nisur dhe vuan nga probleme mendore. Në momentin e largimit, ai ka qenë i veshur me një maicë të kaltër me mbishkrimin “Original”, pantallona fermerka ngjyrë të kaltër dhe një kapelë të zezë.
Nëse dikush ka informacion për vendndodhjen e tij, lusim të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës.