Apel për ndihmë – 13-vjeçarja rezulton e zhdukur që nga 2 prilli, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Lidhur me një rast të tillë, Gazeta Sinjali bën apel për ndihmë publike pas raportimit të një rasti të zhdukjes së një vajze 13-vjeçare, e cila nuk është kthyer në shtëpi që nga data 2 prill 2025.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është paraqitur nga gruaja e axhës së  saj, e cila ka deklaruar se vajza është nën kujdesin e saj ligjor, pasi babai i saj ka ndërruar jetë kohë më parë. Ankuesja ka raportuar se më datën e përmendur, mbesa e saj ka dalë nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Leona Ademi, e cila është përshkruar si: E gjatë rreth 1.45 metra, peshon rreth 45 kilogramë, ditën kur është larguar kishte të veshura pantallona dhe bluzë të zezë si dhe këpucë të zeza

Rasti është inicuar nga Policia dhe është nën hetim, ndërsa është përfshirë edhe hetuesi kujdestar i stacionit përkatës

Lexo edhe:  Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, një burrë i plagosur